Frederik Ndoci nuk beson pandeminë e COVID-19: Skenografi! (FOTO LAJM)

Nuk janë të paktë njerëzit që edhe sot nuk besojnë se COVID-19 është i vërtetë.

Një ndër ta është edhe këngëtari i njohur Frederik Ndoci, i cili ka ngritur pikëpyetje të madhe në lidhje me pandeminë duke i konsideruar të dhënat mbi të "të pavërtetë".

Sipas Frederik Ndocit, i cili ndodhet në SHBA, vendi më i prekur aktualisht nga pandemia në botë, para COVID-19, kishte lloje të tjera gripërash, që merrnin jetë njerëzish, por ka gati gjysmë viti që flitet vetëm për të vdekur nga koronavirusi.

Reagimi i Frederik Ndocit:

"Ne çdo verë ka ken gripi ose rrufa ose shpesh alergjia".

"Ku shkuan në 2020 këto gjendje virale?"

"Pse sot quhen të gjitha covid-19?"

"A kan vdekur me përpara nga gripërat e verës pranverës, dimrit e vjeshtës njerëz?

"Po pse sot këta viktima që vdesin, thuhet se vdiqën me korona?"

"A ndryshon gjendja gripale në analizen e parë, që i bëhet individit, dhe pse quhet korona?"

"Sa para (lek)i merren sigurimeve të shëndetit kur diagnostikon doktori dhe vë emërtimin corona dhe sa merr po të thotë të vërtetën?"

"Dhe e fundit, sa do zgjasë kjo skenografi pas 3 nëntorit?"

"Sidomos në Usa e më pas në tan botën." /albeu.com/

Shtuar më 30/06/2020, ora 16:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori