FRD: Stafi i Berishës me ish komunistë
Fryma e Re Demokratike ka shprehur sot shqetësimin se qeveria po synon që në këmbim të votave elektorale të rehabilitojë periudhën e sistemit komunist dhe diktatorin Hoxha.

Përmes një deklarate, FRD shprehet se në qeverinë e tij janë tre ministra të cilët apeluan për nderimin dhe rehabilitimin e diktatorit Enver Hoxha.



"Kryetarja e Kuvendit, që është zv/kryetare e Partisë Demokratike, që pretendon se është e djathtë, me nismën e saj ne vend qe te ndermerte nismen per denimin dhe heqjen e dekoratave te diktatorit Hoxha, nderoi në parlament gjashtë kryeministrat e të majtës shqiptare, përfshirë zyrtarë të lartë të Partisë së Punës në dhjetor 1990 apo kryeministrin e PPSH më 1991. Qeveria aktuale, e cila thotë se është e djathtë, ndërmori publikisht një fushatë denigruese, fyese dhe kërcënuese ndaj ish të përndjekurve politikë, disidentë të regjimit komunist, duke refuzuar të drejtat e tyre dhe duke provokuar humbjen e jetës së të burgosurit politik, Lirak Bejko. Mazhoranca parlamentare, që thotë se është e djathtë, ka refuzuar disa herë miratimin e ligjeve që vendosin të drejtën historike për pronarët dhe ish të përndjekurit, sic edhe ndërkohë ka marrë vendime që vijnë në kundërshtim të plotë me parimet e të djathtës tradicionale e atdhetare, sic ishte shitja e territorit shqiptar një shteti fqinj apo privatizimin e pasurive publike në favor të sekserëve serbo-boshnjak" deklaroi Drejtues i departamentit te ish te përndjekurve ne FRD Bedri Blloshmi.

Sipas FRD media e kryeministrit, që thur lavde për meritat e tij historike, vazhdon të drejtohet nga eksponentë të njohur të propagandës komuniste, shumica ish bashkëpunëtorë të policisë sekrete apo pjesëmarrës në fushatat e presekutimit kundër qytetarëve të pafajshëm. /albeu.com/
Shtuar më 07/12/2012, ora 13:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori