FRD mbledh kryesinë, Topi: FRD nuk funksionon me mentalitet të vjetër
Në Tiranë u zhvillua sot mbledhja e zgjeruar e kryesisë dhe stafeve drejtuese të FRD-së në qarqe. Kryetari Bamir Topi mbajti fjalën duke përmbledhur veprimtarinë e deritanishme të FRD-së, situatën politike parazgjedhore, idetë dhe sloganet që do të shoqërojnë fushatën zgjedhore të kësaj partie si dhe aspekte të brendshme organizative dhe zgjedhore.


"Është mbledhja e parë publike me strukturat drejtuese në nivel kombëtar. Vetëm më 1990-1991 një parti politike ka arritur në një periudhë kaq të shkurtër kohe të shtrihet në të gjithë vendin, duke përfaqësuar qytetarët dhe pjesën më elitare të shoqërisë. Ne nuk i mbushim sallat me punonjës të detyruar administrate, nxënës të urdhëruar apo reklama koncertesh. Ne i gjejmë sallat e mbushura me njerëz që kanë shpresë se bashkë me ne mund ti japim fund tranzicionit zhgënjyes dhe të hapim një kapitull të ri në jetën e tyre, në sistemin politik dhe në qeverisjen e vendit" u shpreh Topi.



Sipas tij FRD ka identitet politik si forcë e moderuar e qëndrës së djathtë.

"FRD nuk është krijuar dhe as funksionin me mentalitetet e vjetra të shërbimit ndaj karrierës së një personi, një familjeje, një klani apo një karriere personale. Ne jemi një parti me ekip drejtues, me larmi përfaqësimi, me njerez me integritet dhe me rregullat më të avancuara të demokracisë." vijoi metej Topi.


Kreu i FRD-se ka garantuar mbështetësit se do të ndermerren të gjithë masat e nevojshme që vota e 23 qershorit të jetë e sigurtë. /albeu.com/
Shtuar më 11/02/2013, ora 13:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori