Fryma e Re Demokratike nuk do të hyjë në
koalicion në zgjedhjet e 23
qershorit me LSI, PS dhe as PD. Nënkryetari i FRD-së Aleksandër
Biberaj në një deklaratë për mediat u shpreh se është ende herët për të folur për
koalicionet pas 23
qershorit, por sipas tij kërkesat e Frymës së Re Demokratike do të varen nga mandatet që ajo do të marrë.
"Lidhur me
koalicionet që do sjellin aleancat ne e kemi konstant qëndrimin tonë. Ne nuk do të bëjmë
koalicion as me PD, as me PS, as me LSI, ndërkohë që jemi të hapur për partitë e tjera të djathta dhe të qendrës së djathtë. Kjo lidhur me koalicionin. Lidhur pastaj me idenë e një fronti të gjerë opozitar për mbarëvajtjen e procesit të votimit, për mbrojtjen e votës është një ide që do të diskutohet në momentin e duhur, pasi jemi shumë shpejt", thotë Aleksandër
Biberaj, nënkryetar i FRD-së. /albeu.com/
Shtuar më 07/01/2013,
ora 12:15