FRD, e hapur për ish krerët e PD-së
Një nga anëtarët e këshillit drejtues të partisë së re, Fryma e Re Demokratike, Aleksandër Biberaj në një intervistë për Gazetën Shqiptare thekson se tashmë në këtë parti janë anëtarësuar mjaft njerëz, dhe si pjesë të rëndësishme të këtij procesi ai thekson faktin e anëtarësimeve të të rinjve.

Biberaj shprehet se përfaqësimi i dy shtresave të rëndësishme të shoqërisë shqiptare, të cilët vuajtën gjatë komunizmit, por edhe gjatë tranzicionit, kërkon vullnetin dhe dëshirën e duhur, që duket ka munguar dhe që e ka pikërisht kjo parti e re.

Sa i takon përcaktimit që i bëhet kësaj partie si "partia e Topit", ish-deputeti demokrat thekson se kjo do të jetë e para parti që s'do të jetë e individëve, por e të gjithëve. /albeu.com/

Shtuar më 12/05/2012, ora 09:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori