FRD çel degën e saj në Itali
Fryma e Re Demokratike ka zhvilluar ditën e djeshme një mori aktivitetesh në Itali. Kryetari i FRD-së Bamir Topi i ftuar nga drejtor i departamentit të studimeve strategjike dhe ndërkombëtare në Universitetin e Firences Profesor Luçiano Boco (Luciano Bozzo) ka mbajtur një leksion të hapur me studentët dhe pedagogët e Universitetit të Firences. Tematika e trajtuar në takim ishte "5 vjet nga pavarësia e Kosovës".


Gjatë leksionit të hapur pati diskutime dhe pyetje në drejtim të z.Topi nga studentët dhe pedagogët e Universitetit të Firences. Shoqata e studentëve shqiptarë të Firences i dha titullin President Nderi z.Bamir Topi në shenjë vlerësimi.

Përsa i përket shtrirjes së FRD-së në shtetin fqinjë gjatë një takimi po në Firence me studentë dhe emigrantë u zyrtarizua dega e FRD-së në këtë qytet dhe dy degë të tjera të FRD-së në Itali, përkatësisht në Lucca dhe Siena.

Në takimet me simpatizantë të FRD z.Topi u shprehu mirënjohjen gjtihë emigrantëve shqiptarë për kontributin që kanë dhënë në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Kryetari i FRD-së theksoi se FRD do të angazhohet me të gjitha forcat dhe mundësitë e saj për ngritjen e një ministrie posaçërisht për emigracionin për t’u marrë me problematikat e emigrantëve.

Gjatë diskutimeve u fol edhe për detyrën që ka radiotelevizioni publik shqiptar për t’u mundësuar fëmijëve të emigrantëve mësimin e gjuhës shqipe përmes emisione të posaçme.Z.Topi ftoi emigrantët shqiptarë kudo që ndodhen për të qënë aktivë në zgjedhjet e 23 qershorit,duke marrë pjeë masivisht në votime në funksion të demokracisë shqiptare dhe rotacionit politik. /albeu.com/
Shtuar më 17/02/2013, ora 17:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori