FRD apel Berishës, kujdes me zgjedhjet
Pas vizitës sët ij në Shtetet e Bashkuara, nënkryetari i Frymës së Re Demokratike Aleksandër Biberaj përmes një konferencë për shtyp i kërkoi sot kryeministrit Berisha të heqë dorë nga praktikat dhe skenarët e manipulimitzgjedhjeve.



“Te të gjitha takimet, shqetësimi kryesor i partnerëve amerikanë, ishin zgjedhjet e 23 qershorit, të cilat duhet të jenë të lira dhe të ndershme, si kusht i nevojshëm dhe i domosdoshëm për konsolidimin e demokracisë, të shtetit ligjor si dhe të integrimit të vendit. Qëndrimi ynë si FRD është thirrja për kryeministrin dhe maxhorancën për të hequr dorë nga praktikat dhe skenarët e manipulimitzgjedhjeve, pasi në rast të kundërt, do të mbajnë përgjegjësi para kombit, përgjegjësi që do të jenë jo vetëm politike, por edhe administrative dhe ligjore. Praktikat e manipulimitzgjedhjeve na largojnë nga partnerët tanë strategjikë perëndimorë dhe na çojnë drejt lindjes” theksoi Biberaj.


Duke vijuar me tej Biberaj u shpreh se partnerët amerikanë presin nga politika shqiptare që të reflektojë realisht ndaj mesazheve të Sekretares së Shtetit Klinton. Numri dy i kësaj partie ka folur edhe për retorikën nacionaliste që ka filluar të përdoret gjatë kohëve të fundit nga një pjesë e politikës shqiptare, përfshirë edhe politikën zyrtare.

FRD ka dënuar retorikat nacionaliste të kryeministrit të cilat bëhën për të fshehur problemet e shumta dhe dështimet spektakolare të qeverisë së Berishës.

“Kishte kohë kryeministri sundimtar që të tregonte patriotizmin e tij gjatë këtyre 8 viteve të qeverisjes, ndërkohë që bëri të kundërtën. I bëjmë thirrje që të heqë dorë nga këto retorika, që nuk i shërbejnë interesit tonë kombëtar. Nuk i shërbejnë këto thirrje as për vota se votat e patriotëve të djathtë shqiptarë, ka kohë që i ka humbur dhe nuk i fiton dot më” shtoi Biberaj. /albeu.com/
Shtuar më 27/01/2013, ora 14:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori