Frattini: Kosova stabilizator i rajon
Albeu.com
Ministri i Jashtëm i Italisë, Franco Frattini e vlerësoi punën multietnike të Qeverisë së drejtuar nga Hashim Thaçi, dhe njëkohësisht e shfrytëzoi rastin për ti bërë thirrje investitorëve italianë për të investuar në Kosovë, njofton zyra për informim e kryeministrit.
Franco Fratini tha se diplomacia italiane do të ushtrojë ndikimin e saj në drejtim të njohjes së Kosovës edhe nga shtete të cilat nuk e kanë bërë ende këtë.

Nga ana e tij Thaçi i tregoi Frattinit përparimin e procesit të njohjes së shtetit të Kosovës.

Kryeministri Hashim Thaçi falënderoi qeverinë italiane për ndihmën e dhënë në të kaluarën dhe në ditët e sotme dhe kërkoi nga ministri Frattini që investitorët italianë të investojnë në Kosovës. (Telegrafi)
Shtuar më 22/10/2008, ora 18:08
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori