Fratini: Serbia e Kosova duhet te vazhdojne bisedimet
Albeu.com
Ministri i Jashtëm italian, Farnko Frattini, ka deklaruar sot se Serbia dhe Kosova, pas mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë duhet të vazhdojnë negociatat dhe ka shfaqur shpresën se të hënën në Bruksel, në ...... mbledhjen e Kishillit të Ministrave të Bashkimit Europian do të mbështetet kërkesa për pranimin e Serbisë në BE, njofton agjencia shtetërore e lajmeve Tanjug.
“Ashtu siç ka konfrimuar edhe GJND-ja, Serbia dhe Kosova duhet të vazhdojnë negociatat, meqë ka shumë çështje të ndjeshme, etnike, historike, kulturore dhe fetare që kërkojnë zgjidhje. Në veri të Kosovës, për shembull, ka manastire ortodokse sllave që paraqesin amën e besimit ortodoks serb. Rruga që duhet të ndiqet, gjithsesi, është rruga e Europës”, citon Tanjug shefin e diplomacisë italiane, t’i ketë thënë të përditshmes italiane “Stampa. Fratini ka shtuar se GJND-ja po ashtu e ka bërë të ditur qartë se Kosova duhet të mbetet rast unik dhe nuk guxon të prodhojë efekt domino, meqë kjo do të shkaktonte krizë në marrëdhëniet ndërkombëtare, citon kjo agjenci gazetën torineze.
Shtuar më 24/07/2010, ora 18:28
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori