Frangaj: Ka ardhur koha për debatin Berisha-Rama
Aleksandër Frangaj
Drejtori i Përgjithshëm i televizionit Klan, Aleksandër Frangaj, në fjalimin e tij me rastin e 15 vjetorit të emisionit “Opinion” të Blendi Fevziut, pasi ka vlerësuar sukseset, arritjet dhe gjurmët që ka lënë tek teleshikuesit ky emision, ka deklaruar se ka ardhur koha për realizimin e një debati televiziv mes Sali Berishës dhe Edi Ramës.

Frangaj theksoi se një nga arritjet e emisionit “Opinion” ka qenë debati mes ish-kryeministrit Fatos Nano dhe Sali Berishës, një debat i vështirë për t’u realizuar për shkak të ndasive politike të asaj kohe, por sipas Frangajt, vetëm Fevziu mund ta bënte dhe e bëri, duke shtuar se tani ka ardhur koha për një tjetër debat në studion e “Opinion” atë Berisha-Rama.

“Uroj që Fevziu ta realizojë këtë debat para zgjedhjeve të ardhshme”- theksoi Frangaj, ndërsa i uroi të mbetet siç ka qenë më i miri dhe më i shikuari. /albeu.com/
Shtuar më 10/09/2012, ora 22:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori