Francezët të dëshpëruar me atë që i ndodhi familjes azilante shqiptare
Pëlqej
E dëbuar më 7 shtator nga Mirecourt (Vosges) të Francës, një familje shqiptare me dy fëmijë u kthyen me avion privat në kryeqytetin Tiranë, me një kosto që mund t`i afrohet shifrës prej 100.000 eurosh, shkruajnë mediat franceze.

Dëbimi i familjes me dy fëmijët u realizua mëngjesin e 7 shtatorit.

Ishte emocionuese, pasi dëbimi nxiti një valë të fortë mbështetjeje në Mirecourt (Vosges), siç ishte klubi i futbollit ku luante njëri prej djemve. Kësaj të marte, e përditshmja franceze “Vosges Matin” zbuloi se katër anëtarët e familjes që mbërritën në vitin 2016 në këtë komunë, në Shqipëri u dëbuan me një avion privat, transmeton Albinfo.ch.

E përditshmja gjithashtu transmeton dëshminë e një organizate të indinjuar. Sipas Kolektivit të Mirecourt për Solidaritetit me Refugjatët, automjetet e forcave policore arritën në agim në ndërtesë. Familjes iu konfiskuan telefonat celularë dhe pastaj u transportua në një aeroport ku i ka pritur një avion i regjistruar, e ka përshkruar ngjarjen një vullnetar nga ueb faqja “Asil’accueil 88”.

Pas kthimit të familjes në mënyrë të parregullt nga Franca drejt kryeqytetit të Tiranës, dëshmitari ka pohuar: “E gjithë kjo është e frikshme. Ata ishin integruar shumë mirë në komunitetin tonë.

Ndjejmë revoltë dhe turp në jetët e shkatërruara të këtyre personave”.

Të ballafaquar me mjetet që nga gazeta rajonale konsiderohen si “joproporcionale”, kohëve të fundit një mesazh iu është dërguar deputetëve të Vosges.

I formuar nga organizata të ndryshme bamirëse, koston e një operacioni të tillë për të dëbuar një familje me një avion privat në Shqipëri, kolektivi e vlerëson me 100.000 euro.

As linja ajrore e as prefektura nuk iu përgjigjën gazetës. Në vitin 2015, Street Press zbuloi se 1,5 milionë euro në vit u përdorën për të transportuar emigrantë nga Calais në qendrat e paraburgimit, me avion privat.


Shtuar më 11/10/2018, ora 08:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori