Franca regjistron 20 mijë jetë të humbura nga koronavirusi
Me 547 vdekjet e regjistruara gjatë orëve të fundit, totali i viktimave në Francë ka arritur në shifrën 20,265.

Po gjatë këtyrë orëve, 2489 persona të tjerë kanë rezultuar pozitivë duke e cuar në 155,383 totalin e të infektuarve.

Këto të dhëna tregojnë se Franca është shteti i katërt më i goditur në botë nga koronavirusi pasi ka tejkaluar shifrën e 20 mijë viktimave.

Deri tani, janë shëruar plotësisht 37,409 pacientë.

Ndërkohë janë të shtruar në spital 97,709 persona, nga të cilët 5,683 ndodhen në gjendje kritike.
Shtuar më 20/04/2020, ora 20:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori