Franca njeh pasaportat e reja te Kosoves
Albeu.com
Pasaportat e reja të Kosovës janë njohur edhe nga Franca. Që prej ditës së djeshme, pasaportat e qytetarëve kosovarë, mund të udhëtojnë me pasaportat me vula të republikës së tyre. Republika e Francës, me vendimin e saj njeh pasaportat e zakonshme, diplomatike dhe zyrtare. Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada e Francës në Prishtinë.

Ambasada gjithashtu ka njoftuar se edhe dokumentet e udhëtimit të UNMIK-ut do të pranohen derisa të jenë në funksionim. Me anë të një letre dërguar Ministrisë së Jashtme, ambasada njoftoi se në pasaportat e Republikës së Kosovës do të jepen edhe vizat Shengen.
Shtuar më 04/10/2008, ora 17:49
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori