Franca në rrjedhën e Italisë e Spanjës: COVID-19 në 24 orë mori 418 jetë njerëzish
Franca ështe vendi i tretë në Europë, më e prekur nga koronavirusi i ri, COVID-19, pas Italisë dhe Francës.

Shifra tronditëse po vijnë edhe nga Franca ku vetëm sot u regjistruan 418 jetë të humbura pas infektimit nga koronavirusi.

Sot Franca ka arritur në 3.024 viktima, numri i të vdekurve në këtë vend duke ndjekur kështu trendin tragjik të Italisë, Spanjës e Kinës.

Raportohet se sot u identifikuan në Francë 4.376 të infektuar me koronavirus duke e çuar në 44.550 numrin e përgjithshëm. /albeu.com/
Shtuar më 30/03/2020, ora 22:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori