Franca në alarm! Të dhënat e orëve të fundit: 3,922 të infektuar, 365 të vdekur
Gjatë 24
orëve të fundit,
Franca ka regjistruar 3,922 raste të reja dhe 365 viktima.
Kjo është shifra më e lartë e të infektuarve dhe të vdekurve që ka arritur
Franca që kur
shpërtheu pandemia e Covid-19.
Numri total i të infektuarve ka arritur në 29,155, nga të cilët 1,696 janë viktima. Autoritetet franceze thonë se 13.904 persona janë në spital dhe 3,375 ndodhen në kujdes intensiv.
Shifrat e
orëve të fundit e bëjnë Francën shtetin e tretë më të prekur në Europë.
Shtuar më 26/03/2020,
ora 20:36