Franca lobon ne Afrike per Kosoven
Albeu.com
Në pritje të vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, Franca ka nisur iniciativën për valë të reja të njohjes së pavarësisë së Kosovës, citon sot RTK-ja një shkrim të gazetës “Veçernje novosti” të Beogradit.
Gazeta mëson nga “burimet e informuara mirë diplomatike” se Parisi po përpiqet që në takimin e ardhshëm të nivelit të lartë Francë-Afrikë në Nicë, në qershor, të diskutohet edhe çështja e njohjeve të reja të Kosovës. Mësohet se Parisi do ta ftojë ministrin e Jashtëm të Kosovës Hysenin, e pastaj Sejdiun apo Thaçin, gjë për të cilën po insiston ministri i Jashtëm i Francës Bernar Kushner. Prej 42 vendeve afrikane, pavarësinë e Kosovës deri më tash e kanë njohur 11. Franca trysni po ushtron mbi 18 vende si : Madagaskarin, Mozambikun, Burundin, Beninin dhe Bregun e Fildishtë. Njëkohësisht Arabia Saudite po vepron në drejtim të Organizatës së Konferencës Islamike, Britania në drejtim të vendeve Karaibe kurse SHBA drejt vendeve të Ame rikës Latine , shkruan ne mes tjerash kjo gazetë.
Shtuar më 26/05/2010, ora 12:53
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori