Franca: Kosova është një rast unik; Osetia rast tjetër
Albeu.com
Frederic Desagneaux, ka deklaruar se Kosova është rast unik dhe nuk mund të paraqes precedent për kërkesat e Abkhazisë dhe Osetisë Jugore për arritjen e pavarësisë nga Gjeorgjia.Zëdhënësi i Ministrisë franceze të Punë të Jashtme, Frederic Desagneaux, ka deklaruar se Kosova është rast unik dhe nuk mund të paraqes precedent për kërkesat e Abkhazisë dhe Osetisë Jugore për arritjen e pavarësisë nga Gjeorgjia. Deklaratat e zëdhënësit u bënë për median serbe, ndërsa ka shtuar se Franca mbështet pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Gjeorgjisë në kufijtë e saj të pranuar ndërkombëtarisht.

Desagneaux ka theksuar se është prioritet i Francës, si presidencë e radhës e Bashkimit Evropian, zbatimi i gjashtë pikave të marrëveshjes mbi armëpushimin të cilën e kanë pranuar Rusia dhe Gjeorgjia, e para së gjitha tërheqja e trupave dhe qasja e organizatave humanitare tek viktimat e konfliktit.
Shtuar më 22/08/2008, ora 17:05
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori