Holanda përkrah Maqedoninë e Veriut për nisjen e bisedimeve me BE-në

Ministri për Punë të Jashtme, Nikolla Dimitrov me kërkesë të tij, bisedoi me ministrin holandez për Punë të Jashtme, Stef Blok, para mbajtjes së Këshillit për Punë të Përgjithshme të BE-së që është paraparë të mbahet më 24 mars e ku do të shqyrtohet miratimi i vendimit për nisjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Blok njoftoi Dimitrovin se në letrën drejtuar Kuvendit holandez, Qeveria e Holandës ndan qëndrimet e Komisionit Evropian se Qeveria duhet të vazhdojë me rezultatet e vendosura nga Këshilli i Bashkimit Evropian në qershor të vitit 2018, njofton Telegrafi Maqedoni.

Blok edhe ka theksuar se Holanda konsideron se Maqedonia e Veriut duhet pa kushte t’i nisë bisedimet për anëtarësim në BE, përkatësisht pas miratimit të Ligjit për Prokurori Publike nuk ekziston asnjë pengesë për nisjen e bisedimeve.

Dimitrov, sipas njoftimit të MPJ-së, tha se vendi do të vazhdojë nv rrugën reformatore drejt BE-së.


Shtuar 17.03.2020 12:00