Franca është kundër shtyrjes së afatit për zgjidhjen e statusit të Kosovës
Albeu.com
“Ministri i Jashtëm, Filip Dust-Blazi ka shprehur qëndrimin që statusi të jenë në përputhje me vullnetin e shumicës, por duke garantuar mbrojtjen e pakicave”, tha për radion tonë, zëdhënësja e kryeministrit, Ulpiana Lama. Në një bisedë telefonike me gazetarin tonë, Arben Fetoshi, zëdhënësja Lama fillimisht ka folur për qëndrimin e Francës lidhur me shtyrjen e vendimit për statusin.“Politika ndërkombëtare nuk mund të jetë peng i zhvillimeve në Serbi”, i është thënë kryeministrit Agim Çeku, i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në Paris. “Ministri i Jashtëm, Filip Dust-Blazi ka shprehur qëndrimin që statusi të jenë në përputhje me vullnetin e shumicës, por duke garantuar mbrojtjen e pakicave”, tha për radion tonë, zëdhënësja e kryeministrit, Ulpiana Lama. Në një bisedë telefonike me gazetarin tonë, Arben Fetoshi, zëdhënësja Lama fillimisht ka folur për qëndrimin e Francës lidhur me shtyrjen e vendimit për statusin.
Ministri i Jashtëm francez, Filip Dust-Blazi ka qenë shumë i qartë në qëndrimin për këtë çështje. Ai ka thënë se nuk e mbështet shtyrjen e statusit të Kosovës sepse askush nuk do të përfitonte nga kjo gjë. Ai ka thënë gjithashtu se ky status duhet të jetë substancial dhe në përputhje me vullnetin e shumicës, duke respektuar dhe mbrojtur pakicat. Zotëri Dust-Blazi ka shprehur mbështetjen për zotëri Ahtisari në mandatin e tij për ta përmbyllur këtë proces. Ndërkaq, kryeministri Çeku ka shprehur edhe një herë vullnetin e popullit të Kosovës, i cili është për zgjidhjen e statusit brenda vitit 2006, dhe ka dhënë shumë argumente të natyrës politike dhe ekonomike në mbështetje të kësaj kërkese, ka thënë zëdhënësja Lama.

Radio Kosova : Përmendët çështjen e afatit. Ditët e fundit janë karakterizuar me deklarata kontroverse sa i përket kohës për zgjidhjen e statusit. A ka pasur një qëndrim konkret nga qeveria franceze për këtë çështje ?



Ulpiana Lama : Në Francë kanë bindjen se nuk do të përfitonte askush nga shtyrja e statusit. Më lejoni t’ju them se cili ka qenë qëndrimi i kryeministrit Çeku dhe qëndrimi i tij ka qenë se “ne jemi duke kaluar nëpër një proces i cili nuk është një ngjarje, por proces. Presim propozimin e zotëri Ahtisari. Sigurisht që Prishtina zyrtare nuk do të pranojë symbyllurazi çfarëdo propozimi që t’i vihet mbi tryezë. Propozimi duhet të kalojë nëpër një procedurë të filtrimit dhe shqyrtimit të kujdesshëm, dhe sigurisht duhet të jetë transparent për qytetarët e Kosovës, sepse cilido qoftë rezultati, ai duhet të implementohet në terren. Edhe afati është shumë me rëndësi në mënyrë që të mos e humbim ritmin, por sigurisht që ky proces do të kërkojë kohën e vet, dhe e rëndësishme është që rezultati të jetë i favorshëm, ka theksuar znj. Lama.

Radio Kosova: Zonja Lama, cilat kanë qenë shqetësimet e Francës në lidhje me procesin e statusit kur kemi parasysh veprimet e fundit të Beogradit, referendumin për kushtetutën dhe paralajmërimin për zgjedhjet parlamentare ?

Ulpiana Lama : Kanë qenë shumë të qartë në atë se politika ndërkombëtare nuk mund të jetë peng i zhvillimeve në Serbi. Kjo na është thënë qartë. Për Francën ajo që ka më shumë rëndësi është që palët të jenë bashkëpunuese dhe sa i takon palës kosovare, ne mund ta themi me zë të lartë se kemi qenë bashkëpunues në procesin Ahtisari, ka thënë znj. Lama. Radio Kosova
Shtuar më 20/10/2006, ora 10:05
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori