Franca e vendosur: Është herët për të filluar bisedimet me vendet e Ballkanit
Franca nuk ndryshon qëndrim për sa i përket hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Është shumë herët për të filluar bisedimet me vendet e Ballkanit”- tha të martën një burim zyrtar pranë presidencës franceze.

Franca dëshironte t’u dërgonte një sinjal ‘pozitiv’ vendeve të Ballkanit në perspektivën e tyre afatgjatë për t’u bashkuar me bllokun evropian”- vijoi më tej zyrtari i lartë i presidencës.

Franca nuk e ndryshoi linjën e saj të ashpër kundër bisedimeve të anëtarësimit në Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë të martën, duke argumentuar se nuk mund të aprovojë negociatat derisa BE të reformojë zgjerimin dhe pranimin e pafund të anëtarëve të rinj



Shtuar më 16/10/2019, ora 10:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori