Fqinja flet për ekzekutimin e motrave në Astir: Kishte çun jetim dhe punonte si kamariere
Paraditen e sotme, njw ngjarje tragjike ndodhi nw zonwn e Astirit ku u ekzektuan dy motra.
Fqinja e Zhanetës, e cila bashkëjetonte prej vitesh me autorin thotë se nuk dinte nëse kanë pasur
konflikte.
Duke folur para medieve, u shpreh se
Zhaneta kishte një djalë me burrin e parë dhe punonte si kameriere për të siguruar të ardhura për familjen.
"Zhanetën e njihja që ka pasur jetuar këtu, ndërsa motrën tjetër jo. Unë kam 3 vjet që kam ardhur për vete, i kam gjetur këtu. Përparimin e kisha parë kështu, por se njoh. Unë isha te çuni kur erdha u habita thashë se ça ka ndodhur. Nuk e di nëse kanë pasur
konflikte apo jo.
Ajo goca gjynah ishte shumë punëtore, ajo e shkreta kishte një çun jetim dhe shkonte dhe punonte si kamariere më duket.
Zhaneta e ka pasur me duket një çun ka me burrin e parë, jo me këtë se më ketë bashkëjetonte. Me motrën nuk jetonte, kjo vinte e vizitonte shpesh", tregon
fqinja.
Në dëshminë e tij në polici, Përparim Tela (Ademi) është shprehur se ka pasur
konflikte të vazhdueshme me bashkëjetuesen e tij
Kristina Bardhi, dhe për këtë arsye ka qëlluar ndaj saj dhe të motrës,
Zhaneta Metani.
Tela ka thënë se kishte dyshime se
Kristina e tradhëtonte dhe përpara oficerëve të policisë gjyqësore është shprehur se aktin e rëndë e ka ndërmarrë për shkak të xhelozisë.
Kristina Bardhi dhe
Zhaneta Metani, ishin në banesën e tyre paraditen e sotme, së bashku me dy fëmijët e njërës prej tyre kur u qëlluan për vdêkje nga Përparim Tela (Ademi), dhe bashkëjetonte prej disa vitesh me Kristinën, ndërsa kjo e fundit i kishte kërkuar ndarjen, dhe kjo duhet se është bërë shkak dhe për konfliktin me pasoja kaq të rënda.
Shtuar më 31/12/2020,
ora 18:47