Lë “Sanatoriumin”, niset për në Turqi deputeti i infektuar me koronavirus

Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë Enver Roshi, i infektuar disa ditë më parë me Covid 19, është dërguar për mjekim të specializuar në Turqi.

Ai u shtrua dy ditë më parë në repartin e terapisë intesive në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ndërkohë që tashmë ka shkuar drejt Turqisë.

Mësohet se Roshi ka pasur probleme me mushkëritë, ndërkohë që bëhet personi i dytë VIP që dërgohet nga spitalet Covid për trajtim drejt Turqisë, pasi mungojnë aparaturat.

Vlen të theksojmë se në vendin tonë nuk ka shpëtuar asnjë person i intubuar, ndërkohë që numri i jetëve të humbura që prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 154, 4 prej të cilëve vetëm në 24 orët e fundit, mes tyre dhe një 31-vjeçar, i cili kishte si sëmundje bashkëshoqëruese diabetin.


Shtuar 31.07.2020 07:28