Fotoja që po prek botën, pas 3 muajsh "lufte" rikthehen përqafimet në vatrën e COVID-19
Në ditët e sotme e gjithë bota po vuan nga
koronavirusi, virus i cili lindi në Kinë dhe tashmë ka paralizuar plotësisht Italinë.
Në Wuhan, vendi ku “shpërtheu” për herë të parë
koronavirusi, janë rikthyer
përqafimet pas një
lufte të ashpër prej 3
muajsh.
Një punonjës i shëndetësisë shihet që përshëndet një koleg të skuadrës mjekësore të Jiangsu, që po kthehej në shtëpi, pasi dha ndihmën e tij në qytetin simbol të epidemisë, për të kapërcyer emergjencën.
Fotografia është bërë virale në rrjetet sociale. /albeu.com/
Shtuar më 19/03/2020,
ora 20:42