Fotoja me Ramën në Kuvend/ Boçi: Shumë zhurmë për asgjë!
Deputeti demokrat Luçiano Boçi, i cili ishte protagonisti i fotos me kryeministrin Rama një ditë më parë, e ka cilësuar si "shumë zhurmë për asgjë". I ftuar në studion e lajmeve të "Ora News", Boçi tha se ajo çfarë u diskutua me Ramën në kafe ishte vazhdimi i debatit në sallën e Kuvendit, që kishte të bënte me maturantët dhe me çështje të tjera.

"Do ta cilësoja shumë zhurmë për asgjë, sepse fotoja nuk ishte shkaku, ishte pasoja e një debati që u zhvendos nga salla e Kuvendit në ambientet e Kuvendit.

Unë hyj te ata politikanë që nuk hezitoj që argumentat e mia, pasi arma ime është argumenti, ti paraqes jo vetëm në sallën e Parlamentit, por edhe në takime të tjera që vijojnë debatin siç ishte edhe debati që u zhvillua në kafe, që në fakt ajo salla nuk ta krijon atë mundësinë kohore.

Kryeministri ka të drejtën e fjalës pa kufi, ndërsa deputeti e ka kohën e kufizuar. Nuk ishte vetëm debati i ditës, por debatet tona midis meje, z. Berisha, deputetëve të tjerë të PD dhe kryeministrit me një çështje siç është ajo e kuotave të universiteteve ka vazhduar dhe ishte një moment që kishte atë refleksionin e vet dhe ishte e llogjikshme që ai debat të vazhdonte, sepse situata me maturantët ende vazhdon të jetë e nxehtë.

Në logjikën time duhet të përcaktohen fajtorët, cilët janë udhëzuesit dhe cili është produkti i një ekipi apo një personi, sepse nëse unë i referohem situatës, fotoja kaq ishte. Unë gjërat ja them edhe kryeministrit edhe qeverisë dhe aty ishte pjesë e rastit. Është krejtësisht periferik dhe i parëndësishëm për mua, e rëndësishme është përmbajtja e fotos që ishte vazhdimi i debatit të brendshëm, qoftë për çështjen e maturantëve, qoftë për çështjet që z. Dogjani vazhdoi për kanabisin apo për filialin e Universitetit të Kukësit", tha ai. /albeu.com/
Shtuar më 21/10/2016, ora 17:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori