1.6 ton kokainë, kapet në Shkodër me çanta me para bosi i grupit
Fotoja me Obamën/ PD: Mediat e huaja flasin për skandalin
Kreu i grupit parlamentar Edi Paloka, në një deklaratë për mediat i ka kërkuar Prokurorisë të hetojë e pandikuar nga presionet raportet e mediave më prestigjoze të botës, të cilat flasin për një krim federal të kryer nga kryeministri, duke iu referuar fotos së tij me Presidentin Barack Obama në vitin 2012.

"Kur skandalin e 80 mijë dollarëve për një foto me Obamën e pasqyroi Reuters dhe Zëri i Amerikës, Rama tha se janë media të paguara nga Partia Demokratike.

Sot listës së mediave botërore të blera nga opozita, që shkruajnë për skandalin 80 mijë dollarësh të Ramës për një foto me Obamën, i janë shtuar dhe Washington Post, Associated Press, Daily Mail, The Guardian.

Mbarë globi e di sot dhe tregon me gisht Edi Ramën, pasi mediat më prestigjioze ndërkombëtare kanë raportuar për krimin federal që po hetohet nga FBI, krim i investuar nga shefi i rilindjes.

Ndërkohë Rama vazhdon të heshtë, nuk jep asnjë shpjegim dhe sulmon opozitën dhe mediat më në zë në botë si të blera.

Një njeri i korruptuar si Edi Rama, i cili bleu me 80 mijë dollarë një foto me Obamën, mendon se çdo gjë është në shitje e çdo gjë mund të blihet.

Por krimi është shumë i rëndë, është krim federal, dhe eshtë kryer në Amerikë ku Edi Rama nuk i bën dot shantazhe kriminale drejtësisë.

Krimi është i rëndë dhe mediat më prestigjioze botërore flasin për të, dhe nuk janë si ato media që i kap, i lëshon, u mbyll gojën dhe i drejton vetë Edi Rama.

Nuk është nga ato skandale që Rama mendon se do ta kalojë duke sulmuar opozitën, apo duke sulmuar Washington Post, Reuters, Associated Press, Zëri i Amerikës, The guardian, e Daily Mail, si të blera nga ne.

Ai ka zgjedhur të mos japë asnjë shpjegim, të heshtë, dhe të reagojë me zyrën e propagandës duke sulmuar mediat ndërkombëtare. Kjo është zgjedhja e një fajtori. E një njeriu të kapur në krim.
Përveç hetimit që po bën FBI, është e qartë se Rama ka konsumuar tre vepra penale edhe sipas ligjeve shqiptare, që janë ndikimi i paligjshëm, mos deklarimi i pasurisë, dhe pastrimi i parave, vepra për të cilët ai duhet të përgjigjet para drejtësisë shqiptare.

Kallëzimi penal është dorëzuar tashmë, dhe ne i kërkojmë Prokurorisë të hetojë me seriozitet dhe e pandikuar nga sulmet e presionet e Edi Ramës". /albeu.com/



Shtuar më 06/07/2016, ora 12:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori