U përkeqësuan, babai dhe vajza me koronavirus nisen me urgjencë drejt Tiranës

Babai dhe vajza në Fier, të cilët ishin karantinuar në shtëpinë e tyre janë nisur drejt Tiranës pasi gjendja e tyre është përkeqësuar.

Të dy ata bashkë me gruan e familjes ishin karantinuar në shtëpinë e tyre në Demenas të Fierit prej disa ditësh shkruan bë.

Gruaja, e infektuara e tretë me COVID 19 vijon të qendrojë në shtëpi, pasi paraqet gjendje të qëndrueshme shëndetësore deri më tani.


Shtuar 17.03.2020 09:08