Fotografi te personave te arrestuar gjate akcionit te BRODECIT
Albeu.com
Këshilli i emergjencës në bashkësinë lokale në fshatin Brodec bëri publike dise fotografi të gjetura në internet të personave të arrestuar gjatë aksionit policor të kryer më 7 nëntor. (JU LUTEMI PER TI SHIKUAR MBI MOSHEN 18 VJECARE)Në bazë të fotografive personat që janë identifikuar sipas anëtarit të këshillit të emergjencës janë banorët e fshatit Brodec:Fadil Dauti, Nevzat Zyberi, Hebib Ameti dhe Florim Ameti.
“Në bazë të fotografive konstatohet se këto persona janë të maltretuar në mënyrë më të keqe.Antarëve të familjes edhe pas një jave ende nuk u është lejuar që të shohin asnjë antarë të familjes dhe nuk kemi informacione për fatin e tyre”, thekson Këshilli i emergjencës.
Drejtuesit e këtij këshilli apeluan deri tek të gjitha institucionet vendore dhe të huaja që të ndërhyjnë në autoritetin e tyre në lirimin e të gjithë banorëve të arrestuar në fshatin Brodec.

Florim Ameti


Hebib Ameti


Nevzat Zymberi


Tadil Dauti


Foto jane eksluzivitet i Portalit Mydibra
Shtuar më 16/11/2007, ora 23:31
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori