Foto sa një mijë fjalë
Teksa çdo gjë rrethohet në të ashtëquajturën krizë ekonomike, ka nga ata persona të cilët luftojnë për mbijetesë.

Varfëria i ka mbërthyer dhe i zvarrit duke lypur në rrugët e Tiranës, për të siguruar ushqimin e ditës.

Në një foto që ka postuar gazetari Blendi Salaj në rrjetin social Facebook, shihet qartë se sa e vështirë është jetesa, ku një person ka kaluar natën në rrugë.

"Zgjim në Tiranë. Ndërsa vija për në punë sot në mëngjes, gjeta në park këtë mjeran që po zgjohej rreth orës 6:40. Toka nën të e lagur baltë", ka shkruar ai bashkangjitur fotos në fjalë. /albeu.com/
Shtuar më 21/01/2015, ora 10:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori