Foto sa një mijë fjalë/ Katër kandidatë për KQZ, gazetaret numërojnë votat
Mesa duket, roli i gazetarëve nuk është vetëm për raportim, por edhe për numerimin e votave.

Komisioni i Ligjeve ka çuar në Kuvend 4 nga 5 kandidaturat për kreun e KQZ, ku gjatë shqyrtimit të vlefshmërisë së kandidaturave, Komisioni vendosi të skualifikojë nga gara kandidatin Anton Lleshaj.

Në votimin e zhvilluar në Komisionin e Ligjeve, ai nuk mori asnjë votë. Sikundër shihet qartë edhe nga fotoja në fjalë, e cila nuk ka nevojë për shumë komente, votat janë numëruar nga dy gazetare qe ndodheshin ne salle.

Komisioni vendosi të dërgojë për votim në Kuvend Koli Belen, Denar Bibën, Lefterije Luzin dhe Rozeta Ivanovën. Partia Demokratike nuk mori pjesë në mbledhjen e Komisionit. /albeu.com/
Shtuar më 02/11/2016, ora 11:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori