Foshnja vdiq për shkak të neglizhencës së doktorit, mjekut i hiqet licenca për 6 muaj
Gazetari Artur Çani në emisionin “Ajsberg” trajtoi mbrëmjen e sotme një ngjarje të vjetër, ku si pasojë e neglizhencës së një doktori, ndërroi jetë një fëmijë 11 muajsh.

Sipas Çanit, bëhet fjalë për doktorin Sami Osmani, i cili në fillim është dënuar në fillim me 2 vite burg dhe 2 vjet heqjen e të drejtës për ushtrimin e profesionit.

Por më pas Gjykata e Apelit të Vlorës e ka ulur dënimin duke i hequr vetëm 6 muaj të drejtën për ushtrimin e profesionit.

“Gjyqtare Atalanta Zeqiraj e cila ka arsyetuar shumë gjatë, kur vajti në spital, si vajti, pse nuk ju bë ekzaminimi i plotë fëmijës. Mjekët specialistë që erdhën për ekspertë, qenë dy palë, sepse doktori i refuzoi të parët, dhe u arrit në përfundimin se është bërë një injektim i pakujdesshëm sepse ka ardhur si gabim i doktorit sepse fëmija nuk është mbajtur në observacion.

Gjykata vendosi 2 vjet burgim për doktorin dhe ju hoq e drejta e ushtrimit të profesionit për dy vjet. Pra, ai u dënua me 2 dënime: një përfundimtar dhe një plotësues. Këtë vendim doktor Samiu e hodhi në Gjykatën e Apelit Vlorë dhe ajo e ndryshoi vendimin e Shkallës së Parë. Nga burg ju çua në dënim me kusht. E drejta për ushtrimin e profesionit ju hoq për 6 muaj.

Atë s’e kanë dënuar 2 vjet se ka vjedhur, por se ka bërë injektim të pakujdesshëm. Ka një ligj sesi ekzekutohen vendimet penale. Prokurori i Lushnjes ka bërë urdhër për ekzekutimin e vendimit. Ky urdhër ka shkuar nga prokurori tek drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës.

Urdhri i Mjekëve të Shqipërisë përpilon një shkresë tjetër dhe i dërgohet Besnik Brahimajt, ku këshillohet që të merren masa për pezullimin e licencës së mjekut Sami Osmani për 6 muaj. Ky mjek duhet të fillonte punën në datën 26 dhjetor”, tregoi midis të tjerash Artur Çani. /faxweb
Shtuar më 20/01/2020, ora 22:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori