Formulari A3, mundësia e fundit për kandidatët për në universitet
Pëlqej
Plotësimi i formularit A3 do të jetë mundësia e fundit e pranimeve në institucionet e arsimit të lartë. Ndryshe nga sa ka ndodhur gjatë viteve të shkuara, këtë vit plotësimi i formularit A3 do të lejohet edhe për maturantët mbetës në një nga provimet e maturës, por me kushtin që këta maturantë në datat e përcaktuara nga Ministria e Arsimit për sezonin e vjeshtës të jenë vlerësuar me nota kaluese.


Formulari A3 do të publikohet më 15 tetor, bashkë me udhëzimin për plotësimin e tij nga kandidatët. Sipas Agjencisë Kombëtare të Provimeve, formati i tij do të jetë i njëjtë me atë të një viti më parë, ashtu sikurse edhe mënyra e plotësimit.
Shtuar më 03/10/2013, ora 14:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori