Formohet Keshilli Iniciativ per ndertimin e xhamise ne qender te Tetoves
Albeu.com
Dje në Tetovë u formua Këshilli Iniciativ i udhëhequr nga Abdyladi Vejseli për ndërtimin e Tupan Xhamisë në qendër të Tetovës. Ne morëm përsipër këtë nismë për ndërtimin e këtij tempulli fetar, që u rrënua dhe u zhduk nga faqja e dheut gjatë periudhës së monizmit.Duke qenë të vetëdijshëm dhe duke parë se askush deri tani nuk ndërmori një nismë të tillë për fillimin e realizimit të xhamisë, ne si këshill nismëtar dhe qytetarë të Tetovës, të përfaqësuar nga personalitete publike nga sfera fetare, shoqërore dhe e bizneseve e filluam këtë iniciativë, për të rikthyer njëherë e përgjithmonë këtë “Shtëpi të Zotit”.
Me këtë rast, informojmë se kemi gati edhe konstruksionin financiar për ndërtimin e xhamisë.
Me këtë iniciativë njoftojmë institucionet komunale, si komunën e Tetovës, Bashkësinë Fetare Islame në Maqedoni, Myftininë e Tetovës, ndërkohë presim përkrahjen e gjithë dashamirëve për rikthimin e Tupan Xhamisë në vendin e vet.
Mirëpresim sa më shpejt përgjigjen konkrete që të fillojmë sa më parë punimet për ndërtimin e xhamisë.
Për të informuar opinionin e gjerë, Xhamia e Çarshisë në Tetovë, e njohur edhe me emrin Tupan Xhamia ka qenë e ndërtuar në shekullin e XVI, prezantimi i saj ka manifestuar simbolikë të veçantë në shumë aspekte dhe pikëpamje. Si shumë xhami tjera që kishin fat të hidhur nga ish sistemi komunist, të njëjtën përvojë e kishte edhe kjo xhami e cila u rrënua në vitin 1965. Faktet dhe e kaluara na flasin se ka qenë xhamia më e madhe në Tetovë e ndërtuar pikërisht në sheshin e qytetit.
Shtuar më 01/03/2010, ora 16:58
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori