Formohet Keshilli i protestave gjithekombetare
Albeu.com
Formohet Këshilli Organizativ për mbajtjen e protestave të paralajmëruara ditë më parë nga kryetari i BDK-së, Hysni Shaqiri, për barazinë e plotë juridike dhe kushtetuese të shqiptarëve në Maqedoni.Në këshill marrin pjesë mes të tjerëve, kryetari i shoqatës së ish të Burgosurve dhe të Persekutuarve Politikë, Shpëtim Pollozhani, kryetari i Lëvizjes Demokratike Shqiptare, Hajredin Kaza. Lëvizja Kombëtare Shqiptare për Iliridën, përfaqësohet nga Nevzat Halili, Bashkimi Demokratik Shqiptar nga Bardhyl Mahmut, përfaqësues i PPD-së është Sefedin Haruni, ndërsa nga BDK-ja, Hysni Shaqiri.
“Protestat do të jenë me karakter kombëtar pa ngjyrim partiak, do të vihen në diskutim çështjet që janë shumë të rëndësishme dhe që prekin në thelb disa probleme për të cilat ne llogarisim se nuk është marrë përgjegjësia sa duhet nga subjekte të caktuara sidomos kur është çështja e statusit juridiko kushtetues të shqiptarëve, ngecja e disa çështjeve tjera që janë shumë të rëndësishme, mospërfillja e shqiptarëve nga ana e Qeverisë aktuale edhe në disa çështje që janë shumë domethënëse dhe jetike për kombin shqiptar në Maqedoni”, deklaroi ditë më parë Hysni Shaqiri, kryetar i BDK-së.
Këshilli për Organizimin e Protestave fton edhe shoqatat dhe partitë e tjera, që të ngrenë zërin kundër asaj që e cilësojnë, status të pa barabartë të shqiptarëve në Maqedoni dhe padrejtësive të shumta që u bëhen. Protestat do të fillojnë nga Shkupi, për të vazhduar edhe në qytete të tjera shqiptare në Maqedoni. Organizatorët njëzëri kanë vendosur, që protestat të jenë me karakter kombëtar, duke shmangur të gjitha simbolet e subjekteve që organizojnë protestat. (alsat)
Shtuar më 01/06/2009, ora 21:35
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori