Lucas Paqueta refuzon grumbullimin me Milanin në ndeshjen ndaj Brescias

Një lajm i çuditshëm vjen nga Milani. Lucas Paqueta ka refuzuar grumbullimin për ndeshjen kundër Brescias.

Sulmuesi brazilian i ka kërkuar trajnerit Stefano Pioli që të mos e përfshijë në skuadër për ndeshjen e radhës në kampionatin italian.

Ai i kërkoi trajnerit të mos e thërrasë pas seancës së sotme stërvitore.

Arsyetimi i tij nuk bëhet i ditur, por mendohet se 22-vjeçari e ka shpjeguar me një gjendje të keqe emocionale. Lojtari i ka thënë klubit se nuk ndihet gati për të zbritur në fushë.

Paqueta është një ndër emrat e përfolur në merkato. PSG do shërbimet e tij, ndërsa Milani nuk ka pranuar ofertën e parë. “Djalli” nuk është i kënaqur nga shifra e ofruar nga francezët dhe do më tepër se 20 milionë euro.


Shtuar 23.01.2020 18:30