“Forca” PD-LSI në KQZ, shpërthen ashpër Taulant Balla
Sekretari i Përgjithshem, Taulant Balla i është përgjigjur PD-LSI në lidhje me mosshkarkimin e kryebashkiakut të PD-së nga KQZ ditën e sotme.

Balla ka akuzuar ashpër atë dhe kryetaren e LSI, Kryemadhi se kanë ndikuar mbi anëtarët e KQZ duke shkelur hapur ligjin.

REAGIMI I PLOTE:

Për Lulzim Bashën ligji dhe drejtësia nuk mund të veprojnë kur bëhet fjalë per vetë Lulzimin apo për një ushtar të “ushtrisë së vdekur” të PD-së.

Siç paralajmërova dje në Parlament dhe sot, Lulzim Basha në bashkëpunim me Monika Kryemadhin ushtruan ndikim të paligjshëm ndaj anëtarëve të KQZ, e për pasojë 4 anëtarë të KQZ thyen hapur ligjin.

Është shumë e qartë se kryebashkiaku i Lulzim Bashës Agron Kapllanaj, i cili në vitin 2015">2015 fitoi ndaj kandidatit të propozuar nga LSI, përfshihet në fushën e veprimit të nenit 2, gërma

c) të ligjit 138/2015">2015 “për dekriminalizimin”… pasi … me vendim të datës 07.04.2003, cili ka marrë formë të prerë në datë 17.02.2004, Agron Kapllanaj është dënuar me 2 vjet heqje lirie dhe 200 euro gjobë për kryerjen e veprës penale të “Vjedhjes”…”.

Përmes ndërhyrjes së paligjshme të Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit, KQZ vendosi sot që Mallkastra të vazhdojë të ketë kryebashkiak një të dënuar me dy vite burg për “vjedhje”, vetëm pse Agron Kapllanaj është përfaqësues i Partisë Demokratike.

Vendimi i sotëm i KQZ, jo vetëm që është i paligjshëm në përmbajtjen dhe arsyetimin e servirur nga Lulzimi dhe Monika, por ai është i paligjshëm per shkak të shkeljes së afatit të shqyrtimit.

Kryetari i KQZ Klement Zguri me dashje dhe nën presionin e Lulzim Bashës vendosi të mos respektojë detyrimin ligjor për ta përcjellë atë në mbledhje publike të institucionit brenda 10 ditëve, sikundër e detyron neni 10 i ligjit nr.138/2015">2015 “për dekriminalizimin”.

Në zbatim të ligjit Nr. 138/2015">2015 “PËR GARANTIMIN E INTEGRITETIT TË PERSONAVE QË ZGJIDHEN, EMËROHEN OSE USHTROJNË FUNKSIONE
PUBLIKE” , të njohur si ligji “për dekriminalizimin”, neni 15, pika 4:

“Në rastet kur organet e ngarkuara nga Kushtetuta apo ligji për konstatimin e mbarimit apo pavlefshmërisë së mandatit, ose shkarkimin nga detyra të funksionarit të lartë publik, nuk veprojnë brenda 10 ditëve nga përfundimi i rezultateve të verifikimit, me kërkesë të 1/5 së deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, cështja i përcillet për shqyrtim Gjykatës Kushtetutes, e cila vendos konstatimin e mbarimit apo pavlefshmërisë së mandatit, ose shkarkimin nga detyra të funksionarit të lartë publik, kur plotësohen kushtet dhe rrethanat sipas këtij ligji”, jemi në kushtet për t’ju drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

Lulzim Basha hoqi sot maskën qe përdori gjatë ditëve të fundit, duke treguar qartë fytyrën e tij të vërtetë. Lulzim Basha vetëm një punë di të bëjë mire, të gënjejë. /albeu.com/

Shtuar më 03/11/2017, ora 15:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori