Po punonte me frezë, humb jetën tragjikisht fermeri në Divjakë

Foto ilustruese

Një fermer ka humbur jetën ditën e sotme në Divjakë pasi është goditur aksidentalisht nga mjeti bujqësor (frezë dore) me të cilin ai ishte duke punuar tokën.

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale A.B 72-vjec.

Policia ndodhet në vendngjarje ku dhe po punon për sqarimin e rrethanave.

Divjakë / Informacion paraprak

Rreth orës 13:55, në fshatin Babunjë, Divjakë, shtetasi A. B., 72 vjeç, është goditur aksidentalisht nga mjeti bujqësor (frezë dore) me të cilin po punonte tokën. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 72-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 10.10.2022 15:21