Fondacioni Arsimor Shqiptar prezanton fituesit e Projektit Kombëtar "Inteligjenca"
Fondacioni Arsimor Shqiptar ka përmbyllur me sukses Projektin Kombëtar "Inteligjenca".

Ky projekt zhvillohet për të katërtin vit radhazi duke u dhënë kështu mundësinë nxënësve ekselentë që të konkurojnë me njëri-tjetrin dhe të jenë përfaqësues të shkollave të tyre në rang Kombëtar.

Projekti “Inteligjenca” zhvillohet nga Kurset Mësimore “Vizion” në bazë të çdo rrethi që këto të fundit operojnë.

Në ambjentet e Muzeut Kombëtar me pjesëmarrës nga institucionet arsimore, drejtorëve të shkollave në rrethe, prindërve dhe nxënësve të shumtë u dhanë 5 çmimet e para nga 100 konkurues që kishin mbërritur në finale.

Çmimi i pare u fitua nga nxënësi Safet Hoxha nga qyteti i Vlorës. Çmimi i dytë u fitua nga nxënësi Mariglen Hoxha, i treti nga Klajsi Kopaci dhe çmimi i katërt u fitua nga rrethi i Elbasanit po ashtu me nxënësen Xhoana Qosja, ndërsa çmimi i pestë u fitua nga Tirana me nxënësin Joni Beli.

Ky projekt u zhvillua në 19 rrethe të Shqipërisë me 118 shkolla pjesëmarrëse. Numri total i nxënësve pjesëmarrës në këtë projekt ishte 4511 ndërsa projekti u zhvillua me ndihmën e bizneseve mbështetëse sipas çdo rrethi pjesëmarrës.

FASH ka qënë mbështetës i vazhdueshëm në projekte të ndryshme mbi arsimin dhe organizues i Projektit “Bursa për Maturantë”, me qëllim krijimin e një ambjenti sa më komod dhe mundësinë për një jetë studentore më të sukseshme. /albeu.com/
Shtuar më 14/04/2015, ora 21:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori