Shoferi i dehur përplas me makinë këmbësoren në Tiranë, 50-vjeçarja përfundon në spital

Një 50-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi ka përplasur me makinë një 55-vjeçare. Aksidenti ka ndodhur në rrugën e Durrësit.

Këmbësorja është lënduar, e për pasojë ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore.

Policia bën me dije se shoferi ka qenë i dehur në momentin e aksidentit.

Njoftimi policisë

Tiranë: Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

– A. B., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi në Rrugën e Dibrës, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasen E. K., 55 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën;

– E. Q., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Llazi Miho”, është kapur duke drejtuar mjetin tip “Benz”, pa leje drejtimi;

– R. E., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi tek rrethrrotullimi i Selitës, është kapur duke drejtuar mjetin tip “Audi”, në gjendje të dehur;

– Gj. B., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi në bulevardin “Zhan D’Ark”, është kapur duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen”, në gjendje të dehur, dhe me qëllim shmangien e masës administrative, i ka ofruar punonjësit të Policisë, një shumë parash/albeu.com./


Shtuar 28.06.2023 12:34