Foglia, një tjetër heroinë me katër putra që na erdhi në ndihmë gjatë tërmetit
Kjo është Foglia. Një qen kërkimi, që ka ardhur nga Italia në Shqipëri për të mbështetur ekipet që kryejnë operacionet e kërkim-shpëtimit, pas termeteve që goditën vendin në fillim të javës.

Roli i Foglia-s dhe i pronarëve të saj është shumë i rëndësishëm.

Tre ekipe kërkim-shpëtimi prej më shumë se 200 vetash janë vendosur në Shqipëri, nëpërmjet mekanizmit tonë të mbrojtjes civile.

Tani, po ndihmojmë duke iu përgjigjur kërkesës së Shqipërisë për më shumë mbështetje me ndihma logjistike dhe inxhinierë konstruktorë.

Ashtu si Foglia që në italisht do të thotë fletë, është edhe Sadaku, një nga heronjtë e vegjël që dha një kontribut shumë të madh për forcat ndihmëse dhe vetë jetët e mbetura nën rrënojat e banesave të shkatërruara.
Shtuar më 30/11/2019, ora 19:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori