Mbrëmjen e sotme
kryeministri Edi Rama pritet të zhvillojë një takim me
naftëtarët e Ballshit.
Takimi është organizuar të mbahet në ambientet e Bashkisë së
Fierit, ku
kryeministri do të takohet me një përfaqësi prej 8 personash të deleguar nga
naftëtarët.
Pjesë e përfaqësisë së punonjësve të Rafinerisë së Naftës në Ballsh janë disa prej grave greviste si dhe kreu i sindikatës së
naftëtarëve, Sokol Dautaj.
Policia e Shtetit ka blinduar qytetin e
Fierit, ku vërehen pika të FNSH-së në çdo aks rrugor.
Kujtojmë se takimi i sotëm mes kryeministrit dhe
naftëtarëve vjen pas përfundimit të grevës së urisë së grave punonjëse të Rafinerisë në Ballsh.
Shtuar më 09/11/2020,
ora 18:00