Dhunon djalin dhe i vë flakën shtëpisë, arrestohet 50-vjeçari në Tiranë

Policia ka vënë në pranga një 50-vjeçar në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj djali të tij dhe më pas ka djegur shtëpinë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasin I. K., 50 vjeç, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Shtetasi I. K. ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij dhe më pas i ka vënë zjarrin banesës së tyre”, thotë policia./albeu.com


Shtuar 11.07.2022 13:11