FMN: Mali i Zi dhe Shqipëria me rritje më të madhe ekonomike në rajon
Albeu.com
Mali i Zi dhe Shqipëria do të shënojnë rritje më të madhe ekonomike sivjet në Ballkan, bëhet e ditur në parashikimin e Fondit Ndërkombëtar Monetar (FNM).Mali i Zi dhe Shqipëria do të shënojnë rritje më të madhe ekonomike sivjet në Ballkan, bëhet e ditur në parashikimin e Fondit Ndërkombëtar Monetar (FNM).

Fondi, gjatë periudhës kur Bruto Prodhimi Vendor (BPV) shënon rënie në Evropën Perëndimore, ka parashikime pozitive për ekonominë malazeze dhe shqiptare.

Mali i Zi, sipas parashikimeve të FMN-së, sivjet do të shënojë rritje të BPV-së prej 7,2 për qind, ndërsa ekonomia shqiptare do të shënojë rritje për 6 për qind.

Sipas FMN-së, Bullgaria dhe Bosnja e Hercegovina (BeH) do të kenë rritje ekonomike nga 5,5 për qind deri në fund të vitit, Rumania 5,4 për qind, Maqedonia 5, Kroacia 4,2 për qind, përderisa ekonomia serbe do të shënojë rritje me shkallë më të vogël në rajon - 4 për qind.

Rritja ekonomike në tërë rajonin sivjet do të jetë më e madhe se ajo e vitit të kaluar. Aderimi drejt Bashkimit Evropian (BE) dhe hapja e tregut të shteteve ballkanike do ta rrisë konkurrentshmërinë. /Makfaks/
Shtuar më 16/08/2008, ora 01:19
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori