FMN: Largimi me kërkesë të qeverisë shqiptare
Albeu.com
Përfaqësuesja e Fondit Monetar Ndërkombëtar në Tiranë, Margaret Westin ka reaguar sot lidhur me largimin e kërkuar nga qeveria të këtij misioni.Westin tha se FMN-ja do të qëndronte në Shqipëri, vetëm nëse bëhej një kërkesë e tillë nga ana e qeverisë shqiptare.

Ajo ka shtuar se edhe nëse do të largohet nga Shqipëria në janar të 2009, FMN-ja do të afrojë asistencë për vendin tonë, pasi sipas Westin, një procedurë e tillë bëhet për shumë vende.

Programi aktual i Shqipërisë është i 6-ti i këtij lloji, ndërsa i 4-ti për sa i përket periudhës kohore. Qeveria shqiptare ka nënshkruar një marrëveshje tre vjeçare me këtë mision, i cili mbikëqyr buxhetin e shtetit.
Shtuar më 27/09/2008, ora 04:03
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori