FMN e shqetesuar per pergjysmimin e taksave, Berisha sqaron: Do pergjysmojme shpenzimet
Albeu.com
Ne nje takim qe pati sot me Kryeministrin Sali Berisha perfaqesuesja rezidente e Fondit Monetar Nderkombetar, zonjen Ann-Margret Westin shprehu shqetesimin mbi mundesine e renies se te ardhurave per shkak te pergjysmimit te takses mbi biznesin e vogel.Lidhur me kete ceshtja nga ana e tij kryeministri Berisha theksoi se, pervec fuqizimit te administrimit fiskal dhe formalizimit te bizneseve informale, shume shpejt qeveria do te informoje opinionin publik shqiptar se duke filluar nga Keshilli i Ministrave, shpenzimet operative do te pergjysmohen.

"Sot ne kete institucion, jane te punesuar 30 here me shume punonjes per fryme te popullsise se ne zyrat e Kancelarise gjermane. Premtimi yne, eshte nje qeveri e vogel, eficiente dhe ne diete", theksoi Berisha. Westin dhe Berisha kane diskutuar mes tyre dhe mbi llojin e marreveshjes se re qe Shqiperia do te nenshkruaje me Fondin Monetar Nderkombetar dhe mundesite e rishqyrtimit te saj pas nje viti.

Berisha u shpreh se qeveria shqiptare eshte e interesuar per vazhdimin e mbeshtetjes per te pakten nje periudhe njevjecare per programin e reduktimit te varferise, per te kaluar pas nje viti ne marreveshjen e tipit te ri Extended Fund Facility, bazuar ne performancat fiskale te vendit. Ne takim u permenden edhe politikat fiskale te qeverise.

Kryeministri Berisha shprehu vleresimin e tij mbi domosdoshmerine e reformimit te sistemit aktual fiskal, si nje sistem jo i suksesshem dhe kalimin drejt nje sistemi te ri nepermjet reformave qe do te ndermerren dhe qe konsistojne ne thjeshtimin dhe uljen e taksave, te shoqeruara edhe me rritjen e te ardhurave buxhetore. Berisha e siguroi zonjen Westin se qeveria e tij eshte shume e angazhuar per te punuar me Fondin Monetar Nderkombetar. bw
Shtuar më 24/09/2005, ora 01:31
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori