Fluks në zyrat e OSHEE, sportelet të hapura dhe në fundjavë
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike konstaton një ecuri pozitive të skemës së re të pagesës me këste për klientët debitorë të kategorisë biznes dhe familjarë.

Që prej fillimit të muajit tetor kur skema e re hyri në zbatim, numri i aktmarrëveshjeve të lidhura mes klientëve debitorë dhe OSHEE-së ka ardhur në rritje.

Gjatë këtyre javëve, 1102 subjekte private (biznese etj) janë paraqitur në zyrat e OSHEE, për të lidhur aktmarrëveshje të reja. Prej tyre, 714 subjekte kanë likujduar plotësisht detyrimin e prapambetur duke përfituar kështu reduktimin me 50% të vlerës së kamatëvonesës.

Për kategorinë e konsumatorëve debitorë familjarë, rezulton që në këtë periudhë të jenë nënshkruar 4873 aktmarrëveshje të reja, nga të cilat 4064 i takojnë skemes që ka hyrë së fundmi në fuqi.

Nga këto aktmarrëveshje, në 67% të rasteve debitorët familjarë kanë paguar plotësisht detyrimin e prapambetur duke përfituar reduktimin e kamatëvonesës në masën 70%.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), njofton se do të mbajë të hapura sportelet e pagesës së faturave edhe gjatë kësaj fundjave, pra sot e shtune (deri në 8 të mbrëmjes), dhe nesër të dielën (deri në 2 të drekës), në të gjithë vendin, për t’ju dhënë mundësi abonentëve të shlyejnë detyrimet për konsumin e energjisë elektrike.

Me këtë rast, shoqëria i bën thirrje debitorëve familjarë dhe biznes, të shfrytëzojnë mundësinë e pagesës me këste dhe të uljes së kamatës nga 50 deri në 70%. /albeu.com/

Shtuar më 31/10/2015, ora 12:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori