Akoma nuk janë bërë dy ditë që nga hapja e pavijonit COVID-19 në spitalin e Durrësit, por është mbushur shumë shpejt me pacientë të infektuar.
Aktualisht personat që po marrin trajtim në këtë ambient janë ata që kanë nevojë për oksigjen, ndërsa nëse do të ketë
fluks më të madh, ekziston mundësia për zgjerim edhe në ambiente të tjera, siç është ambienti i ri tek godina e Pediatrisë.
Pas spitalit rajonal të Durrësit dhe Shkodrës, sipas strategjisë së vjeshtë-dimrit, do të vijojet me hapjen e
spitaleve të Korçës, Vlorës, Elbasanit, me një kapacitet nga 430-630 shtretër dhe më pas, do të vijohet sipas skenarëve të
spitaleve rajonale.
Shtuar më 17/02/2021,
ora 12:21