Fluks i ulët në pikën kufitare të Muriqanit
Ditët e para të muajit janar, në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit kane qënë më të qeta, ndryshe nga vitet e shkuara. Fluksi i lëvizjeve është i ulët, pasi edhe numri i emigrantëve të ardhur për pushime këtë fundvit rezultoi më i ulët.

Aktualisht në pikën e përbashkët kufitare të Muriqan–Sukobinës punohet me 5 sportele, 3 në dalje dhe 2 në hyrje. Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit ka regjistruar për dy ditët e para të vitit 400 shtetas shqiptarë dhe 620 të huaj që kanë shkelur tokën shqiptare dhe 2030 shtetas shqiptar si dhe 865 të huaj që kanë lënë vendin.

Ndërkohë në Han të Hotit kanë hyrë në vendin tonë 540 shtetas shqiptare dhe 665 të huaj dhe kanë dalë 910 shtetas shqiptare dhe 570 të huaj. Mjete në total raportohen të kenë hyrë 450 dhe të kenë dalë 610. /albeu.com/

Shtuar më 03/01/2017, ora 17:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori