Fluks emigrantësh në doganën e Kapshticës dhe të Kakavijës
Kjo fundjavë në prag të festave të fundvitit ka sjell një fluks të madh emigrantësh në pikat kufitare të Kapshticës dhe Kakavijës.

Vetëm ditën e djeshme, në Kapshticë kanë hyrë plot 6896 shtetas shqiptarë edhe të huaj, ndërkohë që kanë dalë 2793 të tjerë.

Megjithëse për të përballuiar fluksin e madh doganat po punojnë me 7 sportele, 4 në hyrje dhe 3 në dalje, përsëri janë krijuar radhë të gjata.

E njëjta situatë fluksi paraqitet edhe në doganën e Kakavijës, ku 8650 shtetas dhe 2200 automjete kanë hyrë në territorin shqiptar gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 3400 shtetas kanë dalë. Autoritetet doganore kanë punuar me 5 sportele në hyrje për të përballuar fluksin. /albeu.com/
Shtuar më 23/12/2018, ora 11:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori