Florian Binaj i del kundër Top Channel për programin e fundit: Turp! (FOTO LAJM)

Aktori i njohur i shoë-t të humorit “Portokalli”, Florjan Binaj është shprehur se ndihet i zhgënjyer nga programi i ri që po transmetohet në televizionin ku ai punon, Top Channel.

Nëpërmjet një postimi në Instastory ai ka shkruan se të rinjtë e sotëm kanë nevojë për edukim, orientim dhe frymëzim.

Aktori ndjehet i dëshpëruar që sot po promovohen antivlerat dhe jo vlerat.

“Televizioni duhet të edukojë njerëzit, shikuesit, ndjekësit, sidomos rininë e cila do pika orientimi dhe frymëzimi. Sot u zhgënjeva jashtë mase nga një program që po jepet në televizionin ku punoj.

Dëshpërim që sot në televizion promovohen antivlerat dhe jo vlerat. Kjo do i hapë rrugën një udhe pa krye”, shkruan aktori.

Ndonëse aktori nuk ka përmendur asnjë emër të ndonjë programi, duket se i referohet programit “Aventurierët”, pjesë e të cilit janë disa të rinj të cilët bëhen pjesë e sfidave të ndryshme.


Shtuar më 04/04/2020, ora 18:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori