E FUNDIT/ Aksident në Korçë, plagosen rëndë 4 persona
Floresha, nëna heroinë që lufton çdo ditë me sëmundjen e djalit!
Puntata e sotme e programit “Dua të të bëj të lumtur” u hap me sakrificat dhe luftën e përditshme të një nëne. Kjo ishte historia e jetës së Floreshës, e cila prej vitesh përballet e vetme me sëmundjen e djalit të saj, Sebit. Para disa vitesh Floresha u martua dhe solli në jetë dy fëmijë, Sebin dhe Grejsin.

Gjatë kohës që Sebi rritej, Floresha vuri re se ai nuk reagonte si gjithë fëmijët e tjerë. Pas kontrolleve mjekësore, ajo zbuloi që Sebi vuante nga autizmi. Në të njëjtën kohë Floresha, përveç sëmundjes së djalit i duhej të përballej me vështirësitë ekonomike si dhe me konfliktet që kishte me ish-bashkëshortin.

Anila, motra e saj iu drejtua programit “Dua të të bëj të lumtur” për t’i thënë Floreshës se nuk ishte e vetme dhe se motra do t’i qëndronte gjithmonë pranë.

“Motra të do fort dhe të ftova në këtë studio për të treguar historinë tënde dhe të grave si ti. Unë të mbështes në çdo vendim tëndin dhe do të jem në krahun tënd gjithmonë!” qe mesazhi i Anilës shkruan tch.

Për shkak të problemeve ekonomike, Floresha ishte detyruar që të ndërpriste terapinë e Sebit ndaj për këtë arsye iu bë e mundur pagesa e seancave terapeutike të paktën për një vit.
Shtuar më 02/03/2019, ora 22:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori